LAJMI I FUNDIT:

Bërtet dhe filmon, në vend se të largohet nga shtëpia që po i digjej (Video)

Bërtet dhe filmon, në vend se të largohet nga shtëpia që po i digjej (Video)

Në Shtetet e Bashkuara, një grua e paidentifikuar e ka filmuar me telefon momentin kur pjesa e jashtme e shtëpisë kishte marrë flakë dhe zjarri kishte filluar të hynte edhe brenda.

Por, në vend se të kërkojë ndihmë apo të largohet që të mos lëndohet, ajo ka bërtitur dhe ka përdorur fjalë të ndyta, derisa xhironte ngjarjen, transmeton Telegrafi.


Sikur dikush të mos i kërkonte që të largohej, mbase edhe më tutje do të vazhdonte të rrinte në korridor – indiferente ndaj rastit.

“Duhet të dalë jashtë, por më duhet ta gjejë macen”, ka thënë ajo, pasi i është kërkuar ta lëshojë shtëpinë.

Nuk bëhet e ditur si ka përfunduar kjo ngjarje, por duke parë se zjarri nuk ka qenë i madh, besohet se ka arritur të shuhet nga zjarrfikësit. /Telegrafi/