Berisha: Synim kishim mbijetesën, por u shpallëm kampion vjeshtor

Drejtori sportiv i Feronikelit, Arton Berisha, thotë që titulli vjeshtor është ‘bingo’ e madhe për Feronikelin.
“Sinqerisht, në takimin e parë me Gani Sejdiun të mbajtur në Drenas, është biseduar vetëm për mbijetesë. Kemi dashur që të mbijetojmë pa e provuar barazhin, pasi që e pamë se sa vuajtëm edicionin e kaluar me Gjilanin. Ai ishte synimi ynë i vetëm”, deklaroi fillimisht Berisha për Arenën, duke treguar tutje se si nuk besonte që Feronikeli do ta mbyllë vjeshtën në vendin e parë.
“Xhirot kalonin dhe ne e mbanim kryesimin. Sikur nuk guxonim të besonim që do të shpalleshim kampion vjeshtor. Ne në fund i patëm tri ndeshje derbi ndërsa rivaët paksa më të lehta. Hajvalia nuk mposhti Ferizajn, Prishtina nuk fitoi e as Trepça ’89 që luajti me ne, pra në fund pakëm paksa fat”, shtoi Berisha. /Telegrafi/



















































