Berisha: Rama i lidhur kokë e këmbë me krimin


“Sot Edi Rama shpërtheu egërsisht kundër drejtësisë, e cila në kundërshtim me ligjin ka liruar kriminelë dhe trafikantë dhe këto akte të shëmtuara dhe të dënueshme kanë ndodhur. Por ka dhe më keq. Rama vetë personalisht është politikani me i lidhur me krimin dhe bandat e tij. Në Shqipëri nuk ka njeri që nuk di lidhjet e tij të ngushta me bandën e rrugës së Kavajës dhe bashkëpronësinë e tij me këtë bandë në kinema Republika”, ka thënë Sali Berisha.
“Rama vetë, ka përfshirë vrasës, trafikantë, pengmarrës në grupin parlamentar dhe në krye të PS-së. Është vet Rama që trafikantë, vrasës, përdhunues të tipit Danaj, i ka vendosur në nivelet më të larta të piramidës së administratës së tij. Këto emërime nuk i kane bërë gjykatësit apo prokurorët e inkriminuar por i ka bërë vetë Rama, me Koçot e tij dhe aleancën e qelbësirave që krijuan për te ardhur në pushtet dhe e vendosen ne pushtet”, deklaroi Berisha. /Telegrafi/






































