LAJMI I FUNDIT:

Berisha po merr pjesë në konferencën e ministrave të mbrojtjes ShBA-Karta e Adriatikut në Mal të Zi

Berisha po merr pjesë në konferencën e ministrave të mbrojtjes ShBA-Karta e Adriatikut në Mal të Zi

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha,  me ftesë zyrtare të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq po merr pjesë në punimet e Konferencës së ministrave të mbrojtjes në kuadër të iniciativës ,,ShBA-Karta e Adriatikut (A-5) që po zhvillon punimet në qytetin e Budvës në Mal të Zi.

Në takim po marrin pjesë:  Zëvendës Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara Vendi, Laura Kuper, ministri i FSK-së Rrustem Berisha, ministri i Mbrojtjes së Bosnjes dhe Hercegovinës Marina Pendes, i Kroacisë Damir Krstiqeviq, i Maqedonisë  Radmilla Shekerinska, ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë  Olta Xhaçka, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë Millosh Bizjak si dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Zhivkoviq.


Në fjalën e hapjes kryetari i qeverisë malazeze Predrag Parkoviq ka thënë se  konferenca e ministrave të mbrojtjes ,,ShBA- Karta e Adriatikut’’ për lëndë kryesore ka sigurimin e mbështetjes për vendet aspirante në procesin e anëtarësimit në NATO. Ai ritheksoj se Mali i Zi do të vazhdojë të punojë për të përmbushur  objektivat e strategjik për forcimin e bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral në mes të vendeve të Evropës Juglindore.

Ndërsa, ministri Boshkoviq tha se ,,ShBA- Karta e Adriatikut’’ është një forum i rëndësishëm për promovimin e aspiratave euro-atlantike të vendeve të Evropës Juglindore, si dhe një instrument i fuqishëm për të forcuar bashkëpunimin rajonal në fushën e mbrojtjes.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara Laura Kuper theksoi rëndësinë e rolit të Kartës në përforcimin e mirëkuptimit reciprok dhe besimit në vendet e rajonit. Ajo tha se sfidat e sigurisë nuk njohin kufij, krijojnë një nevojë për të përcaktuar burime dhe projekte të  përbashkëta, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të mbrojtjes kombëtare, në këtë drejtim SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e vendeve në rajon.

Pjesëmarrësit e takimit konfirmuan  vendosmërinë për të vazhduar të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal nëpërmjet forcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, nxitjen e dialogut politik dhe zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak, me qëllim të sigurimit të qëndrueshëm të  paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori