LAJMI I FUNDIT:

Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur për situatën në veri të Kosovës, akuzoi Tiranën zyrtare si nxitës të saj.

Reklama

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Berisha tha se qëndrimi i Ramës në krah të Vuçiqit e ka dëmtuar procesin.

“Një nga nxitësit e kësaj situate këto vite ka qenë Tirana zyrtare dhe direkt Edi Rama me angazhimin e tij në mbështetje të projekteve për Serbinë e Madhe në krah të Vuçiqit dhe ka dëmtuar shumë këtë proces. Tirana zyrtare duhet të mbështesë Kosovën. Nuk duhet të ndërhyjë mes dialogut të Kosovës dhe Serbisë, por Shqipëria është palë me Kosovën dhe nuk mund të shpallet e paanashme. Rama i ka kredencialet e djegura, njihet më shumë si një argat i Vuçiqit, ndaj dhe qëndrimi i tij është i dëmshëm”, tha Berisha, ndërsa pohoi se tensionet në veriun e Kosovës janë zhvillimet më dramatike në 2 dekadat e fundit.

Më tej, Berisha u shpreh se nga pikëpamja ligjore kryeministri Kurti po bën gjithçka për të zbatuar ligjin në vendin e tij.

“Në analizë ligjore, Kryeministri Kurti po bën gjithçka për të zbatuar ligjin në vendin e tij. Zgjedhjet u bënë pasi Vuçiq urdhëroi Listën Serbe që të braktisin detyrën. Këta kryetarë të zgjedhur me 3-5% të votave, duke pasur parasysh dominancën serbe në këto komuna, nuk mund të konsiderohen si qeverisëse të asaj shumice. Kurti e sqaroi dje këtë çështje, ai u shpreh se janë drejtues teknikë për të firmosur për një periudhë të caktuar. Inaugurimi i tyre si kryetarë komunash ku 90 për qind janë etni tjetër, janë një dështim. Ato zgjedhje janë një dështim. Kurti vetë dje në Bratislavë, shpjegoi se ata do të jetë persona teknikë që do të bëjnë detyrat”, tha Berisha./Opinion.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lajme
Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Lajme
Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

Lajme
A do të largohet Lajçak nga detyra e emisarit për dialog pas fitores së Ficos në Sllovaki?

A do të largohet Lajçak nga detyra e emisarit për dialog pas fitores së Ficos në Sllovaki?

Lajme
Profesori britanik: Terroristët duket se u trajnuan me makinat që SHBA-ja i dha Serbisë

Profesori britanik: Terroristët duket se u trajnuan me makinat që SHBA-ja i dha Serbisë

Lajme
Policia konfiskon armë në Prishtinë e Podujevë – arrestohen tre persona

Policia konfiskon armë në Prishtinë e Podujevë – arrestohen tre persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori