LAJMI I FUNDIT:

Berisha: PD nuk pranon asnjë propozim të Ramës për president

Berisha: PD nuk pranon asnjë propozim të Ramës për president

Partia Demokratike e Shqipërisë nuk do të pranojë asnjë propozim nga Kryeministrit Edi Rama për emrin e presidentit të ri të vendit, ka thënë sot ish-kryeministri, Sali Berisha.

Presidenti i ri pritet të marrë detyrën në korrik të këtij viti, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.


Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së selinë e PD-së, Berisha u shpreh se nëse PD do të propozoj një emër për president, vendimi do të merret nga Këshilli Kombëtar i partisë.

Zgjedhja e presidentit në Shqipëri, PS: Negociata me tre grupet parlamentare
Lexo po ashtu Zgjedhja e presidentit në Shqipëri, PS: Negociata me tre grupet parlamentare

“Si rregull, PD nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Nëse ai vendos që ta propozojë opozita, atëherë do të nisim konsultimet me forcat të tjera politike dhe institucionet demokratike për të marrë një kandidat”, tha Berisha.

Në anën tjetër, Berisha tha se askush nuk mund të caktojë kreun e PD-së, përveç anëtarëve të partisë.

Deklarata e tij erdhi si përgjigje për ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila njohu Enkelejd Alibeajn si kryetar në detyrë të PD-së.

“Përveç anëtarëve të Partisë Demokratike me votën e lirë, asnjeri cilido qoftë ai, as guvernatorja as Zeusi Rama nuk kanë dhe nuk do të kenë kurrë tagër të caktojnë kryetarin e Partisë Demokratike”, tha Berisha.

Ambasadorja amerikane takon kryetarin në detyrë të PD-së: Kemi shumë për të bërë, për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën drejt BE-së
Lexo po ashtu Ambasadorja amerikane takon kryetarin në detyrë të PD-së: Kemi shumë për të bërë, për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

I pyetur nga gazetarët nëse do të votonte kandidaturën e mundshme të Lulzim Bashës si president, Berisha mohoj çdo mundësi që kjo të ndodhë.

“A ka mundësi të mos bëni shaka? Ai e përgënjeshtroi këtë gjë dhe të mos merremi më me të”, u shpreh Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori