LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja amerikane takon kryetarin në detyrë të PD-së: Kemi shumë për të bërë, për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Ambasadorja amerikane takon kryetarin në detyrë të PD-së: Kemi shumë për të bërë, për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar sot kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike, Enelejd Alibeaj në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. 

Në një postim në Twitter, Ambasadorja Kim e ka përshkruar diskutimin me Alibeajn si shumë të mirë dhe ka thekuar marrëdhënien e veçantë të SHBA-ve me PD-në.


“Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit dhe drejtuesit e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë dhe të veçantë me PD që nga themelimi i saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë – shpresojmë që të dyja vetëm të forcohen”, ka shkruar Kim.

Enkelejd Alibeaj ankimon vendimin e gjykatës që njohu kuvendin e Berishës
Lexo po ashtu Enkelejd Alibeaj ankimon vendimin e gjykatës që njohu kuvendin e Berishës

“SHBA dhe Shqipëria kanë shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimit të bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomik për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”, ka shtuar Kim.

Takimi i Kim me Alibeajn vjen në një kohë përçarjesh në PD, ku ish-kryetari i partisë, Sali Berisha drejton një grupim që pretendon se është shumicë dhe nuk i njeh strukturat e partisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori