LAJMI I FUNDIT:

Berisha paralajmëron padi për prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK-ut

Berisha paralajmëron padi për prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK-ut

Luftës që thotë se eksponentë të SPAK-ut të vënë nën diktatin e Kryeministrit, i kanë shpallur atij dhe Partisë Demokratike do t’i kundërpërgjigjet me padi në gjykatë.

“Ata na kanë shpallur luftë, ne jemi në betejë pa kthim. Do paraqesim padi penale për secilin prej tyre.”


Përpara mediave, ripërsëriti se amnistia e kryebashkiakut Erion Veliajt nga treshja e SPAK-ut, Kraja-Prençi-Gjoka në hetimet që po zhvillohen për incineratorin e Tiranës është krimi më monstruoz në historinë e drejtësisë.

“Grup i organizuar kriminal që përdor pushtetin për të mbrojtuar autorët kryesorë të vjedhjes së shekullit.”

Sipas ish-kryeministrit, në bankën e të akuzarve duhet të ishin Rama e Veliaj.

“Aq sa mund të fusësh një mal në thes, mund të mbulosh hajdutët Erion Veliaj dhe Edi Rama në aferën e shekullit.”

Për të gjithë ata që rikthimin e tij e shohin në këtë përvjetor të 33-të si pengmarrje të Partisë Demokratike rezervoi një përgjigje.

“Nuk është përgjegjësia e Sali Berishës ngritja ose mosngritja në lartësinë e kohës të individëve për të konceptuar rikthimet.”

Pa ironizuar nuk la edhe pritjen që Lulzim Basha do të organizojë me rastin e 33-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

“Sugjerimi im, shkoni tek Taulant Balla.”/TV Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori