LAJMI I FUNDIT:

Berisha mungesa e madhe e Kosovës ndaj Moldavisë, por në mesfushë rikthehet ‘luftëtari’ Herolind Shala

Berisha mungesa e madhe e Kosovës ndaj Moldavisë, por në mesfushë rikthehet ‘luftëtari’ Herolind Shala

Edhe ndeshja me Slloveninë e gjeti Përfaqësuesen e Kosovës me shumë mungesa në radhët e veta.

Dardanët pësuan humbje me rezultat të ngushtë 2-1 nga Sllovenia me një penallti të dyshimtë që vendasit e fituan në fundin e ndeshjes.


Emra si Milot Rashica, Herolind Shala, Benjamin Kololli, Bersant Celina, Florent Muslija, Leart Paqarada, Idriz Voca, Betim Fazjli apo Arbër Zeneli munguan në këtë sfidë.

Disa nga lëndimet, disa të tjerë nga kartonët e disa të tjerë për shkak se nuk u lejuan nga skuadrat e tyre t’i bashkohen Kosovës.

Gjithsesi sikur mos të mjaftonin këto mungesa, në ndeshjen me Slloveninë Bernard Berisha u ndëshkua me karton të verdhë.

Sulmuesi anësor që ishte asistues tek goli i vetëm i Kosovës ndaj sllovenëve u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 16-të dhe ky ishte i dyti i verdh këto kualifikime.

Kjo do të bëjë që Bernard Berisha të mungojë në ndeshjen e radhës që Kosova e luan të mërkurën ndaj Moldavisë.

Mirëpo lajmi i mirë është se për këtë sfidë tejet të rëndësishme rikthehet në mesfushë ‘luftëtari’ Herolind Shala, futbollist që vrapon pa ndalë dhe është tejet i rëndësishëm për ‘Dardanët’.

Shala mungoi në takim ndaj Sllovenisë shkaku i kartonëve, ndërsa mungesa e tij është vërejtur jashtëzakonisht shumë në mesfushë.

28-vjeçari është njëri nga lojtarët më aktiv te Kosova, pasi vrapon shumë në fushë dhe është lojtari që përkujdeset për shkatërrimin e aksioneve të kundërshtarëve dhe në ndeshjen ndaj Moldavisë prezenca e tij është mëse e nevojshme.

Gjithsesi përveç Shalës për takimin ndaj Moldavisë mund të rikthehet edhe Bersant Celina i cili nuk udhëtoi drejt Sllovenisë shkaku i lëndimit duke kryer fazën e rehabilitimit në Prishtinë.

Kosova do të përballet me Moldavinë të mërkurën në mbrëmje në Fadil Vokrri, në një ndeshje ku djelmoshave tanë i nevojitet të mos humbasin në mënyrë që mos të bien në Divizonin D të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori