Sigal Prishtina këtë edicion ka sjellë në radhët e saj tre lojtarë të huaj, si dhe ka emëruar trajner Sabit Hadzicin, i cili ka përvojë të madhe me Bosnjën. Sa i përket lojtarëve, Edin Bavcic, Aaron McGhee dhe Jordan Hulls, të cilët iu bashkuan Bardhekaltërve që në fillim të fazës përgatitore, Dardani mendon se me ta shumë shpejt do të komponohet edhe më mirë.

“Mendoj se kemi potencial të madh që ende nuk e kemi treguar, mirëpo besoj se me kohë do të komponohemi më mirë dhe do ta tregojmë kualitetin që kemi”, tha Dardani për Telegrafin.


berishaPeja

Sa i përket formës dhe përgatitjeve, Dardani këtë edicion po ndihet më mirë se kurrë më parë.

“Për dallim prej vitit të kaluar po ndihem shumë më mirë, për shkak se në fillim të sezonit të kaluar isha i lënduar. Këtë edicion kam pasur kohë të përgatitem më mirë dhe besoj se me kohë forma ime do të ngritët edhe më shumë”, shpjegon Berisha.

Të dielën, Prishtina e pret Pejën në kryeqytet, teksa Dardani mezi po pret këtë ndeshje, për të cilën beson se skuadra e tij ka potencial të madh për ta fituar.

berishapeja2

“Po, kjo ndeshje ka rëndësi të madhe që të tregojmë se ku qëndrojmë për të ardhmen, pasi që dihen aspiratat e mëdha që i kemi. Natyrisht se kemi potencial për ta mposhtur Pejën, dhe plusi më i madh është se luajmë para publikut tonë”, potencoi Dardani.

“Dua t’i ftoj të gjithë njerëzit e Prishtinës të na përkrahin në numër sa më të madh për këtë ndeshje, sepse Plisat dihet se i kemi gjithmonë pas vetit”, ka përfunduar Dardani. /Telegrafi/

pejaprishtina


 

telegrafi sport app