LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Deklaratat e pamatura të Serbisë nxisin rritjen e tensioneve ndëretnike

Berisha: Deklaratat e pamatura të Serbisë nxisin rritjen e tensioneve ndëretnike

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në takime të ndara Michel Soula, shef i Operacioneve dhe Misioneve të NATO-s, të shoqëruar nga drejtori i Ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s(NALT), gjeneral brigade Michael Oberneyer dhe këshilltar nga ekipi i NALT-it.

Sipas njoftimit për media, Berisha e njoftoi përfaqësuesin e NATO-s lidhur me procesin e tranzicionit të FSK-së, duke rikonfirmuar se ky proces do të jetë transparent dhe garanton zhvillimin e një Force të besueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në dhënien e kontributit për paqe dhe siguri në rajon e më gjerë.


Ministri gjithashtu theksoi se deklaratat e pamatura të zyrtarëve të lartë të Serbisë nuk i kontribuojnë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe mund ta nxisin rritjen e tensioneve ndëretnike.

Në njoftim thuhet se ai shtoi se Kosova është e përkushtuar ndaj vlerave euroatlantike dhe se FSK-ja është e gatshme që edhe me kapacitetet e tanishme t’i përkrahë aleatët kurdo që kërkohet prej saj.

Ndërsa, Soula theksoi se NATO-ja ka një përkushtim afatgjatë ndaj Kosovës dhe se përkrahja përmes NALT-it për FSK-në do të vazhdojë edhe më tej. Soula e njoftoi ministrin edhe për diskutimet e nivelit të lartë në NATO rreth bashkëpunimit NATO-FSK në të ardhmen.

Ministri Berisha shprehu bindjen se diskutimet brenda NATO-s rreth marrëdhënieve me FSK-në do të avancojnë dhe se aleatët do të marrin vendime që u shërbejnë thellimit të raporteve tona, besimit të ndërsjellë dhe stabilitetit në rajon.

Edhe në takimin e kreut të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës me zyrtarin e lartë të NATO-s, Soula u bisedua për bashkëpunimin e mirë ndërmjet NATO-s dhe FSK-së, nëpërmjet NALT-it dhe këshilltarëve të NATO-s, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm që ka Kosova për të qenë shtet anëtar i NATO-s, si dhe shtet i integruar në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Siguri
Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Lajme
“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

Drejtësi
Kalo në kategori