LAJMI I FUNDIT:

Berisha bllokon foltoren e Kuvendit dhe jep deklarata në Facebook

Berisha bllokon foltoren e Kuvendit dhe jep deklarata në Facebook

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bllokoi sot përsëri foltoren e Kuvendit, së bashku me deputetë të tjerë të opozitës, pasi Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socilaliste, Taulant Balla propozoi të votohej për të vijuar debatin për projektin e Portin e Durrësit.

Pavarësisht kësaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk pranoi t’i jepte fjalën për replikë Berishës.

“Mos bëni viktimën kot, nuk ka asnjë shans që ta bëni këtë. U dhanë argumentet pro dhe kundër e tani do të vazhdojmë me seancën plenare. Nuk mund ta merrni peng seancën”, tha Nikolla.

Ndërkohë, fjalën e tij, ashtu siç bëri edhe në seancën e mëparshme, Sali Berisha e vijoi në Facebook.

Berisha akuzoi Taulant Balla ai porositës i vrasjeve në Elbasan.

Gjatë fjalës së tij direkt në Facebook, Berisha tha se Balla duhet të paraqitet në Prokurori në lidhje me këto akuza.

“Dua t’i them opinionit publik, se ai që foli dhe sulmoi, sipas dëshmive, është një porositës i vrasjeve në Elbasan. Ai është një porositës vrasjesh, ai nuk ka vend në Parlament. Shko përgjigju dëshmive për vrasje. Shpirti i avokatit Ravik Gurraj kërkon drejtësi dhe ti je i akuzuar se ke porositur vrasjen e tij. Ne jemi të zotuar, ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një njeri që akuzohet se ka porositur vrasje në Elbasan, të marrë fjalën këtu. Jashtë, nxirre jashtë Parlamentit, të shkojë në Prokurori”, theksoi kryedemokrati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori