LAJMI I FUNDIT:

Bëri për spital gjyqtarët, trajneri i Kosovës suspendohet nga FBK-ja

Bëri për spital gjyqtarët, trajneri i Kosovës suspendohet nga FBK-ja

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës U-16 në basketboll, Muhamed Thaçi, nuk ka qenë fare në disponim pas miqësores ndaj Maqedonisë t zhvilluar një ditë më parë.

Edhe pse një miqësore, duket se Thaç nuk ishte ndarë i kënaqur me drejtësinë ku përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje të thellë.


Kësisoj, Thaçi ka sulmuar, i ndihmuar edhe nga persona tjerë të afërt, treshen e gjyqtarëve të takimit të përbërë nga Daut Mehmeti, Elldin Uglari dhe Atche Gocaj.

Daut Mehmeti e ka pësuar më keq pasi që i është dashur trajtim shëndetësor.

Thaçi i cili dikur ishte basketbollist i njohur u arrestua nga policia pas sulmit që ndodhi të enjtën dhe i cili është munduar të kalojë pa vëmendjen e mediave në tentim që FBK të zgjidhë rrethanat e të merret me konsekuencat e këtij incidenti.

Edhe Thaçi edhe dy persona tjerë u liruan pas intervistimit nga policia, por kjo nuk ka kaluar lehtë te FBK që e ka suspenduar trajnerin e përfaqësueses sipas gazetës Koha Ditore.

Ndërkohë, Telegrafi ka kontaktuar sekretaren e përgjithshme të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), e cila ka konfirmuar suspendimin e Muhamed Thaçit deri në një vendim të ri.

“Sipas kompetencave të mia kam marrë vendimin për suspendimin deri në një vendim të ri të trajnerit të përfaqësueses U-16 të Kosovës, Muhamed Thaçi, pasi është konfirmuar se po i njëjti është intervistuar nga Policia e Kosovës. Kemi grumbulluar të gjitha raportet nga zyrtari i ndeshjes (Kosovë – Maqedoni zhvilluar të enjtën) dhe së shpejti bordi i FBK-së do të dalë me një vendim për trajnerin e përfaqësueses U-16”, theksoi Dushku për Telegrafin.

Raste të sulmit të gjyqtarëve nuk është hera e parë që ndodhin.

Kujtojmë vite më parë ishte dikur trajneri i Yllit, Agron Berisha, ai që sulmoi keq gjyqtarin Xhelal Mumini, i cili pësoi lëndime trupore. FBK pati suspenduar Agron Berishën për tri vjet nga palestrat pas këtij sulmi ndaj Muminit.

Treshja e sulmuar nga Thaçi janë treshe relativisht e re në basketbollin kosovar, por që kanë ditur të marrin vendime kontraverse në parket sa herë kanë qenë të pranishëm edhe në ndeshje të Superligës duke nxitur jo rallë herë reagime nga trajnerë të skuadrave kosovare të cilët shprehnin paknaqësinë. /Telegrafi/