LAJMI I FUNDIT:

Berberhania e shqiptarit në SHBA feston 90 vjetorin e themelimit

Berberhania e shqiptarit në SHBA feston 90 vjetorin e themelimit

Frank Shermitraku thotë se punon që t’i bëjë klientët e tij të ndjehen rehat kur vizitojnë berberhanen e tij “Frank’s Barber Shop” në Elmwood Park, Illinois.

“Kur janë këtu, s’u intereson se çfarë ndodhë në zonë apo në qytet”, thotë ai. “Pas prerjes së flokëve, klientët thonë se ndjehen mirë dhe ndjehen më të rinj”.


Berberhania, e cila gjendet në Bulevardin West Grand, po feston 90 vjetorin e hapjes këtë vit.

Shermitraku e ka në pronësi lokalin që nga gushti i vitit 2006.

Ai thotë se dyqani është hapur më 1926 dhe për pronar ka pasur Bill Docimon.

Berberhania i ishte dorëzuar Tony Docimos, ndërsa më pas, nga viti 1980 e deri më 2006, ka qenë nën pronësi të Saro Cacamos.

f1

Shermitraku është rritur në Korçë të Shqipërisë, nën sistemin komunist. Ai thotë se ushqimi ka qenë i ndarë në racione për çdo familje.

“Familja ime i falënderohet Shteteve të Bashkuara më shumë se shumica sepse kemi kaluar nëpër më të keqen”, ka thënë Shermitraku për “Pioneer Press”.

Shermitraku ka shkuar në SHBA me bashkëshorten dhe fëmijët më 1994. Pasi mësuan gjuhën angleze, ai dhe bashkëshortja e tij deshën të bëheshin kozmetologë, kështu që u regjistruan në Shkollën Rosel të Kozmetologjisë në Chicago.

Shermitraku thotë të ketë mësuar nga berberët Julio Parduci, Frank Lucchese dhe Jon Polizzi.

Duke u ndjerë i sigurt në këtë fushë, Shermitraku kishte dëgjuar se Cacamo ishte gati që të pensionohej.

Ai shfaqi interesim që ta merrte drejtimin e biznesit, transmeton Koha.net.

f2

Lokali u shërben burrave, grave dhe fëmijëve, por thotë se shumica e klientëve janë burra. Shërbimet e berberhanes përfshijnë rrojën dhe prerjen e flokëve, rregullimin e flokëve në stile të ndryshme. Një prej klientëve të tij, Nick Sposato, thotë se nga Frank’s del “me stil të mirë të flokëve”.

“Meqë jam shumë i zënë, mund të hyjë dhe të dal nga berberhania për 15 minuta”, ka thënë Sposato.

“Ai është berber shumë i mirë, dhe është njeri i mirë”.

Shermitraku thotë se çelësi për suksesin e tij është se kujdeset që klienti të ndjehet rehat, si në shtëpinë e tij/saj, derisa ua pret flokët.

Ai thotë se sigurohet që t’i pyes klientët se si po kalojnë dhe t’i pyes ata për familjet e tyre, për punën dhe për jetën private.

Shermitraku thotë i konsideron, jo vetëm klientët si familje, por edhe berberët tjerë që punojnë për të.

“Duhet të jesh i besueshëm”, thotë ai.

Meqë shumë njerëz nga profesione të ndryshme i shkurtojnë flokët në “Frank’s”, Shermitraku thotë se berberhania është bërë si vend rrjetëzimi.

“Kemi avokatë, mjekë, psikologë dhe disa profesione tjera”, thotë Shermitraku.

Në trend Fun

Më shumë
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Interesante
Prindërit në gjumë, fëmija gati sa nuk mbytet! (Video)

Prindërit në gjumë, fëmija gati sa nuk mbytet! (Video)

Fun
Qeni pati shansin të zgjedhë një lodër për herë të parë në jetë- shikoni se çka zgjodhi kafsha shtëpiake

Qeni pati shansin të zgjedhë një lodër për herë të parë në jetë- shikoni se çka zgjodhi kafsha shtëpiake

Fun
Kompania që ofron shërbime me pastruese të zhveshura, nuk pranon më punonjëse të holla - klientët pëlqejnë gra në moshë dhe me figurë të plotë (Foto)

Kompania që ofron shërbime me pastruese të zhveshura, nuk pranon më punonjëse të holla - klientët pëlqejnë gra në moshë dhe me figurë të plotë (Foto)

Fun
Kalo në kategori