LAJMI I FUNDIT:

Berat Gjimshiti u largua i dëmtuar, FSHF thotë se mbrojtësi po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore

Berat Gjimshiti u largua i dëmtuar, FSHF thotë se mbrojtësi po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka lëshuar fushën i lënduar gjatë pjesës së parë ndaj Hungarisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës “Katar 2022”, në kuadër të Grupit I.

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Hungarisë me rezultat minimal 1-0 falë golit të shënuar nga Armando Broja (80’).


Megjithatë, Shqipëria humbi liderin e mbrojtjes, Gjimshitin, i cili u detyrua ta lëshoj fushën shkaku i dëmtimit në minutën e 30-të të ndeshjes.

Gjimshiti duket se ka dëmtuar kraharorin, por ende nuk ka diçka zyrtare.

Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka konfirmuar dëmtimin e mbrojtësit të Atalantas, por jo saktësisht se për çfarë bëhet fjalë.

“Ylli mbrojtjes kuqezi, Gjimshiti është dëmtuar gjatë pjesë së parë të sfidës ndaj Hungarisë dhe aktualisht po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore”.

“I urojmë shërim të shpejtë!”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të FSHF-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Shqiponja" e Ardian Ismajlit tërbon serbët - fotoja e albumit po shitet edhe në Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

Xhudo
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Kalo në kategori