Ministri Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, sot ka takuar ambasadoren e Finlandës në Republikën e Kosovës, Pia Stjernvall.
Temë e bashkëbisedimit në mes të ministrit Beqaj dhe ambasadores Stjernvall ishte mundësia e bashkëpunimit në qasjen inovative në biznes dhe fuqizimi i të rinjve.
Pas takimit me Stjernvall, ministri Beqaj ka deklaruar se e ka njoftuar ambasadoren me proceset nëpër të cilat po kalon vendi me qëllim të fuqizimit ekonomik të të rinjve, si dhe mundësitë e rritjes së potencialit eksportues e prodhues të sektorit privat.
“E njoftova ambasadoren për proceset nëpër të cilat po kalojmë, për fuqizimin ekonomik të të rinjve, si dhe rritjen e potencialit eksportues dhe prodhues të sektorit privat. Kërkova bashkëpunim dhe ndihmë me njohuri dhe shkëmbim përvojash nga ekspertiza më e mirë finlandeze”, tha pas takimit ministri Beqaj.
Ministri Besim Beqaj ka theksuar po ashtu se ekonomia e Kosovës do të bazohet në njohuri të buta dhe zhvillime teknologjike.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe Rektori i Universitetit të Prishtinës Marian Demaj, Rektori i Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë Edmon Hajrizi, Drejtori i KIESA Besian Mustafa dhe nga Innovation Center Kosovo Shpend Lila. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'