LAJMI I FUNDIT:

Beqaj në Sofje: Kosova ka potencial për tu bërë qendër rajonale për inovacion

Beqaj në Sofje: Kosova ka potencial për tu bërë qendër rajonale për inovacion

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po merr pjesë në edicionin e parë të konferencës “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Ministri Beqaj ka theksuar se kapacitetet e Kosovës në zhvillimin e inovacioni dhe ndërmarrësisë në shërbimi të zhvillimit ekonomik, janë të mëdha, pasi Kosova posedon rini të shkathtë dhe të gatshme për të ecur me hapin e vendeve të zhvilluara.


“Kosova ka kapacitete për tu bërë qendër rajonale për inovacion, pasi potenciali i të rinjve të saj është i jashtëzakonshëm. Kosova ka popullatë të re me shkathtësi në fushën e teknologjisë, të cilët ekonominë e Kosovës do ta shndërrojnë në ekonomi të dijes që është garnaci për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, theksoi ministri Beqaj në këtë konferencë.

Ai në fjalën e tij, ka përmendur edhe rastet specifike të të rinjve të Kosovës që kanë shënuar rezultate në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, duke potencuar se Kosova njihet si vend, popullsia e të cilit ka qasje të madhe në internet.
Ministri Besim Beqaj ka folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe marrjes së përvojave të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nga vendet e BE-së që kanë përvojë më të gjatë në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, duke ftuar edhe donatorët që të investojnë në Kosovës në përkrahje të inovacionit dhe ndërmarrësisë.
Konferenca “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, mbahet nën patronazhin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, ndërsa në të po marrin pjesë ministrat e inovacionit të vendeve të rajonit

Gjatë qëndrimit në Bullgari, ministri Besim Beqaj sot do ta takojë edhe ministrin e Ekonomisë së Bullgarisë Emil Karanikolov. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Ujë Rugove
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Perfetta Pashteta
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Ekonomi
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Albi Mall
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

GO+
Kalo në kategori