LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Në Prizren do të ndërtohet parku gjermano-kosovar për inovacion dhe ndërmarrësi

Beqaj: Në Prizren do të ndërtohet parku gjermano-kosovar për inovacion dhe ndërmarrësi

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka raportuar para Komisionit Inovacion dhe Ndërmarrësi, për punën që ka bërë kjo ministri. Ai tha se në fillim të punës së ministrisë që ai e drejton, buxheti ka rënë në draft, më pas është aprovuar dhe tani është në proces të implementimit të këtij buxheti.
“E kemi themeluar këshillin kombëtar për inovacion dhe ndërmarrësi, e cila ka për synim që të bëhet koordinimi i akterëve qe kanë të bëjnë me inovacion dhe ndërmarrësi”, tha Beqaj.

Tendenca e kësaj ministrie, sipas tij, është që ta fusin inovacionin dhe teknologjinë informative në zhvillimin ekonomik.“Kemi lansuar programet për mjetet financiare, kemi fond prej 9.1 milionë euro”, shtoi Beqaj.


Ai tha se organizatave joqeveritare pritet t’u ndahen 2 milionë euro për ta zhvilluar inovacionin dhe 1 milion euro për startup.

“Kemi bërë marrëveshje pozitive, kemi arritur të bëjmë bashkëfinancim me Qeverinë Gjermane përmes GIZ-it ku kanë bërë ndarjen e 1.2 milion euro për përkrahje të sektorit privat në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë”, tha Beqaj në lidhje me bashkëpunimin e mirë me GIZ-in gjerman.

Ai tregoi se është hera e parë që Qeveria ka krijuar raporte të mira me GIZ-in dhe Qeverinë gjermane.

“Qeveria ka marrë vendim për bashkëpunim me Qeverinë gjermane për të ndërtuar parkun gjermano-kosovar në Prizren. Parku do të thirret për inovacion dhe trajnim. Vendi është ku ka qenë KFOR-i, me 1 janar 2019 KFOR do të tërhiqet nga aty dhe e gjithë hapësira do të jetë në dispozicion të parkut inovativ”, tha ministri Besim Beqaj.

Beqaj tha se 39 hektarë hapësirë do të shndërrohet në park për inovacion dhe ndërmarrësi.Ai po ashtu tregoi se për park të tillë është gjetur hapësirë edhe në Komunën e Ferizajt, raporton Ekonomia Online.

Beqaj tha se nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë i kanë premtuar se do të ndajnë një hapësirë për të bërë një qendër inovative në kuadër të Universitetit të Prishtinës.

Ai tregoi se pritet të ketë këso qendra edhe në komunat e tjera, në diskutim janë për të krijuar hapësirë për inovacion në Mitrovicë dhe Pejë.
Nezir Çoçaj kritikoi ministrin për mosardhjen e tij në thirrjen e komisionit. Ai i tha se duhet të vijë vetë ministrit kur të thirret nga komisioni dhe jo të dërgojë këshilltarë dhe përcjellës të tjerë.

Driton Çaushi tha se duhet të tregohet arsyeja se pse organizatave joqeveritare po iu ndahet fond më shumë sesa startup-eve dhe shqetësimi i tij ishte se nuk po tregohet arsyeja se për çfarë më konkretisht janë të ndara këto fonde./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Kalo në kategori