LAJMI I FUNDIT:

Beqaj merr pjesë në konferencën “IT Hub Connect 2018” në Sofje

Beqaj merr pjesë në konferencën “IT Hub Connect 2018” në Sofje

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të marrë pjesë në edicionin e parë të konferencës “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, që mbahet më 26 dhe 27 mars në Sofje të Bullgarisë.

Qëllimi i konferencës është forcimi i më tejmë i marrëdhënieve midis industrive të IT në Ballkan, Indi dhe SHBA, duke krijuar baza të përbashkëta për bashkëpunim të suksesshëm.


Në konferencë do të marrin pjesë ministrat e Inovacionit të vendeve të Ballkanit, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian për ekonomi Digjitale dhe Shoqëri.

Gjatë qëndrimit në Bullgari, ministri Besim Beqaj do ta takojë edhe ministrin e Ekonomisë së Bullgarisë Emil Karanikolov.

Konferenca “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, mbahet nën patronazhin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. /Telegrafi/