LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Kosova do të bëhet qendër rajonale për inovacion

Beqaj: Kosova do të bëhet qendër rajonale për inovacion

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj me ftesë të “Deutche Messe” do të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Biznesit për Inovacion dhe Digjitalizim –CEBIT, që mbahet në Hanover të Gjermanisë, nga 11 deri më 15 qershor.

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha pjesëmarrja në këtë panair është me rëndësi për Kosovën.


“Ka ndërmarrje që marrin pjesë në këtë panair. Në vitin e ardhëm do të marrim pjesë me një stendë si Kosovë”, tha ai në lidhje direkte për emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Gjatë kësaj vizite në Gjermani, ministri Beqaj do të takojë ministra të vendeve të BE-së, euro deputetë dhe përfaqësues të kompanive lideri në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, pjesëmarrëse në ketë ngjarje.

Ministri Besim Beqaj, bëri me dije në takimet bilaterale që do të realizojë dhe me organizatorët, do të kërkojë që vitin e ardhshëm edhe kompanitë kosovare të marrin pjesë në Festivalin Evropian të Biznesit për Inovacion dhe Digjitalizim -CEBIT.

“Sot rinia jonë po punon në shumë kompani, në aspektin e IT-së. Kosova ka potenciale për të zgjerua tregtinë. Ne po punojmë që Kosova do të bëhet qendër rajonale në inovacion”, tha Beqaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori