LAJMI I FUNDIT:

Beqaj ka vizituar kompaninë “Jaha Solar”

Beqaj ka vizituar kompaninë “Jaha Solar”

Ministria i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka vizituar sot kompaninë e prodhimit të paneleve solare “Jaha Solar”. Gjatë vizitës së kësaj kompanie, ministri Beqaj ka parë nga afër punën që po bëhet në prodhimin e paneleve solare me standarde moderne. Pronarët e “Jaha Solar” e kanë njoftuar ministrin Beqaj me aktivitetin e kompanisë së tyre në fushën e energjisë së ripërtritshme në hap me standardet evropiane në këtë fushë.

Beqaj gjatë vizitës në hapësirat e “Jaha Solar”, i përgëzoi pronarët e kompanisë dhe stafin profesional të saj, për vullnetin në fushën e prodhimit, përkushtimin për të rritur kapacitetet prodhuese, si dhe për angazhimin e profesionistëve vendorë, sidomos të rinjve në fushën e teknologjisë.


Ai i ka njoftuar pronarët e kësaj kompanie me planet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në fushën e përkrahjes së inovacioneve, rritjes së prodhimeve dhe promovimit të tyre në tregun evropian.

“Energjia do të jetë një nga sektorët prioritarë që do të përkrahen nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në vitin 2018. Ne do të përkrahim ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në fushën e eksportit të produkteve të tyre, duke ofruar konsulencën e nevojshme dhe promovimin e tyre në tregun evropian”, tha ministri Beqaj.

Ai saktësoi se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të ndajë subvencione për inovatorët dhe ndërmarrjet, si dhe do të themeloi qendra të inovacionit dhe ndërmarrësisë, në të cilat do të bashkëveprojnë dija dhe ekonomia, me qëllim që dija të shfrytëzohet për përmirësim të ekonomisë dhe krijimin e vendeve të punës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori