LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Detyrë parësore e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë riorientimi i konceptit ekonomik të vendit

Beqaj: Detyrë parësore e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë riorientimi i konceptit ekonomik të vendit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Novus dhe Microsoft, që u mbajt sot në Prishtinë.

Në fjalën e tij, në këtë konferencë, ministri Beqaj ka folur për rëndësinë e përdorimit të teknologjisë dhe sigurinë në përdorimin e saj, duke theksuar edhe përfitimet e shoqërisë kosovare nga përdorimi i inovacionit në shërbim të zhvillimit ekonomik.


“Shoqëria kosovare po lëviz shumë më shpejt se sa ajo e vendeve tjera. Në fushën e inovacioneve gjenerata e re e jona do të jetë liderë në rajon”, tha ministri Beqaj, duke theksuar se: “Detyrë parësore e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është riorientimi i konceptit ekonomik të vendit”.

Ministri Beqaj, ka folur para të pranishmëve edhe për punën që po bënë aktualisht Ministria në hartimin e kornizës ligjore dhe strategjike në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, si dhe paralajmëroi fillimin e procesit të ndarjes së granteve për OJQ-të që merren me inovacion dhe themelimin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, aktivitete këto që pritet të zhvillohen në ditët e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Ujë Rugove
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Perfetta Pashteta
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Ekonomi
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Albi Mall
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

GO+
Kalo në kategori