LAJMI I FUNDIT:

Benzema: Krenar me paraqitjen time dhe golin

Benzema: Krenar me paraqitjen time dhe golin

Karim Benzema ishte njëri nga më të mirët në fitoren 3-1 të Real Madridit ndaj Napolit dhe kjo paraqitja i ka pëlqyer edhe vet francezit, i cili ndjehet i lumtur pasi tani edhe tifozët janë me të.

Sulmuesi francez e ka cilësuar si paraqitje të madhe ndeshjen e djeshme ndaj Napolit, teksa goli dhe festa e tifozëve thotë se janë të rëndësishme pasi ia kanë kthyer besimin, kur dihet se ka qenë gjithmonë njëri nga më të kritikuarit.


Zidane: Fitorja nuk mjafton për kualifikimin
Lexo po ashtu Zidane: Fitorja nuk mjafton për kualifikimin

“Ishte një natë e madhe dhe të gjithë ne bëmë një shfaqje të madhe. Jam shumë krenar dhe i lumtur me paraqitjen time. Unë tani ndihem shumë mirë, pasi shënova golin e parë”, ka thënë fillimisht Benzema pas ndeshjes.

“Unë ndjeva se tifozët ishin me mua dhe kjo është me të vërtetë e rëndësishme për besimin tuaj. Që nga një moshë e re, kam jetuar me kritika. Kam punuar shumë dhe nganjëherë ju shënoni shumë gola dhe në raste të tjera ju nuk e bëni”, përcjell Telegrafi.

Casemiro: Goli nuk ishte rastësi
Lexo po ashtu Casemiro: Goli nuk ishte rastësi

“Nuk jam një sulmues i cili gjithmonë dëshiron të shënojë, unë doja të bëjë diçka për ekipin dhe kjo është arsyeja pse kam punuar aq shumë në trajnim”.

“Ne e dimë se jemi këtu në Madrid, klubi më i mirë në botë dhe tifozët gjithmonë më përkrahin. Në disa raste, vijnë për kritika, por jam gjithmonë këtu duke u përpjekur për të ndihmuar ekipin. Gëzohem për veten dhe për golin”, përfundoi sulmuesi francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori