LAJMI I FUNDIT:

Benzema i fikur dhe nuk shënon, Real Madridi ‘vajton’ sulmuesit e larguar – Nga Higuain te Morata e Mariano, të gjithë kanë shënuar më shumë (Foto)

Benzema i fikur dhe nuk shënon, Real Madridi ‘vajton’ sulmuesit e larguar – Nga Higuain te Morata e Mariano, të gjithë kanë shënuar më shumë (Foto)

Karim Benzema përveç që po kalon formë të dobët dhe po humbet raste, ai po sulmohet edhe nga tifozët e klubit.

Rastet që humb ai ndonjëherë janë të pabesueshme.

Por Real Madridi vazhdon të besoj verbërisht në të, ndërsa ka larguar shumë sulmues vetëm që Benzema të jetë i vetëm.

Sulmuesi francez ka fituar gjithmonë në konkurrencë me shumë sulmues të njohur që ishin te Real Madridi.

Lojtarët e larguar nga Los Blancos për Benzeman janë duke shkëlqyer më shumë se francezi në skamurat e tyre aktuale.

Gonzalo Higuain (Juventus, 9 gola)

Prej largimit nga Real Madridi, Higuian ka vazhduar karrierën në Itali ku edhe ka shkëlqyer. Higuain e ka shkatërruar Benzema për sa i përket statistikave. Argjentinasi ka shënuar 38 gola më shumë se Benzema në pesë sezonet e fundit.

Mariano Diaz  (Lyon, 9 gola)

Befasia e Ligue 1 ka shpërthyer te Lyon. Ai ka shënuar dy gola më shumë se Neymar dhe po mban ritmin e Cavanit dhe Falcaos. Mariano ka shënauar nëntë gola, një gol çdo 111 minuta.

Alvaro Morata (Chelsea, 8 gola)

Largimi i fundit i dhimbshëm nga Real Madridi ishte Alvaro Morata.  Ai ka shënuar tetë gola te Chelsea këtë sezon. Morata edhe kur ishte te Madrid shënonte më tepër se Benzema, edhe pse ishte rezerva e tij.

Chicharito Hernadez  (West Ham, 4 gola)

Sulmuesi meksikan nuk është se ka shënuar shumë gola, por ai ka shënuar më shumë se Benzema. Kur dyshja ishte bashkë te Real Madridi, Chicharito ishte rezervë e tij, por shënoi gol çdo 150 minuta me Benzema që gjente rrjetën vetëm çdo 167 minuta.

Emmanuele Adebayor (Besaksehir, 4 gola)

Ish-sulmuesi i Real Madrid është ringjallur te Basaksehir. Adebayor erdhi te Real Madrid në viti 2011, kur Jose Mourinho kishte dyshimet e tij mbi Benzema. Higuain ishte i dëmtuar dhe Mourinho donte një opsion më bindës në sulm. Afrikani kishte një karrierë jo edhe aq të mirë por tashmë ka statistika më të mira se Benzema.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori