LAJMI I FUNDIT:

Bentley Bentayga Hybrid tani ka më shumë kuaj/fuqi

Bentley Bentayga Hybrid tani ka më shumë kuaj/fuqi

Bentley ka prezantuar një version të përmirësuar të modelit Bentayga Hybrid për vitin 2023.

SUV-i hibrid i përmirësuar nga Crewe ka marrë më shumë fuqi, një gamë më të gjatë elektrike dhe dy paketa të reja pajisjesh të modelit pa teknologji hibride.


Nën kapak është i njëjti motor 3.0-litërsh V6 me teknologji hibride i kombinuar me një motor elektrik 100 kW, ashtu si vitin e kaluar. Mirëpo, ndryshimi është në bateri, sepse Bentayga Hybrid tani ka një bateri me kapacitet 18 kWh në vend të 13 kWh, dhe kështu diapazoni elektrik është rritur nga 40 në 43 km.

Gjithashtu, ka një rritje prej 6 për qind në fuqi, kështu që sistemi i fuqisë tani jep 456 në vend të 443 kuaj/fuqi.

Bentayga Hybrid ofrohet me dy paketa të tjera pajisjesh për vitin model 2023, përkatësisht S dhe Azure. Hybrid S sjell një pamje dhe performancë më agresive, pezullimi është më i ngurtë, kontrolli i mbërthimit vendoset më agresivisht në modalitetin Sport, dhe ka gjithashtu një sistem të ri shkarkimi që prodhon një tingull “më të thellë”. Paketa standarde Blackline ka ngjyrë të zezë me shkëlqim në vend të detajeve të jashtme të kromit.

Bentayga Hybrid Azure nënkupton më shumë luks, paketa Front Seat Comfort është standarde, e cila lejon 22 mënyra të rregullimit elektronik të ulëseve të përparme, dhe ka opsionin e ngrohjes dhe ftohjes. Lëkura është e zbukuruar me qepje në formë diamanti. Klientët mund të zgjedhin midis 15 ngjyrave të lëkurës dhe tre veshjeve prej druri.

Të dyja paketat e pajisjeve do të jenë të disponueshme kur modeli i vitit 2023 të arrijë në sallonet. Çmimet ende nuk janë shpallur. /Telegrafi/