LAJMI I FUNDIT:

Benatia: Nuk largohem nga Bayerni

Benatia: Nuk largohem nga Bayerni

Mbrojtësi i Bayernit, Medhi Benatia, ka përsëritur fjalët se nuk do të largohet nga kampioni gjerman.

Marokeni është pjesë e Bayernit që nga gushti i 2014-ës, kur u transferua nga Roma.

Gjatë 12 muajve të fundit Benatia pësoi disa lëndime dhe lëndimet ndikuan që të shtohen spekulimet për largim të mundshëm, por që sipas mbrojtësit “janë tërësisht të pavërteta”.


“Fatkeqësisht, kam pasur shumë probleme me lëndime që kur kam ardhur në Gjermani. Gjëra që ndodhin në futboll. Por nuk mendoj të largohem nga Bayerni”, ka thënë ai për “Almarssad Pro”.

“Spekulimet se do të largohem me ardhjen e Carlo Ancelottit në sezonin e ardhshëm janë plotësisht të pavërteta. Mendoj vetëm të përfundoj sezonin me Bayernin dhe të fitoj Bundesligës dhe Ligën e Kampionëve”, ka shtuar ai.

Lëndimet kanë bërë që Benatia të zhvillojë vetëm 13 paraqitje në këtë edicion për Bayernin.