Mbrojtësi i Leicester Cityt, Yohan Benalouane ka përfunduar në radarin e gjigantit italian, Interit.

Inter thuhet se po konsideron një goditje të lirë gjatë janarit për qendërmbrojtësin e Leicester Cityt, Yohan Benalouane.


Gazeta italiane Tuttosport citon një raport të mediumit britanik The Sun, i cili pretendon kërkimin e Interit për një qendërmbrojtës.

GettyImages 685856792 Benalouane gjatë një dueli me Harry Kane (Getty Images)

Nerazzurrët duan një qendërmbrojtës të ri për të vepruar si mbulesë apo rezervë për Milan Skriniar dhe Miranda, ndërsa kërkimet e kanë dërguar te Benalouane.

GettyImages 682587990 Mbrojtësi 30-vjeçar njihet për ashpërsinë e tij (Getty Images)

30-vjeçari është i tepërt ndaj kërkesave në King Power Stadium, duke mos bërë asnjë paraqitje si titullar në ekip gjatë gjithë sezonit.

Megjithatë, ai ka shumë përvojë Serie A pasi ka luajtur pothuajse 100 ndeshje në kampionatin italian.

Benalouane më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadra si Cesena, Parma dhe Atalanta.

Ndryshe, Inter po kërkojnë edhe emra të tjerë për mbrojtje ku spikasin ai i Shkodran Mustafit, Jose Gimenezit dhe Matteo Darmian. /Telegrafi/

telegrafi sport app