LAJMI I FUNDIT:

Ben Chilwell u pyet se a do të qëndrojë Mount a do të largohet nga Chelsea

Ben Chilwell u pyet se a do të qëndrojë Mount a do të largohet nga Chelsea

Ben Chilwell i ka kërkuar Mason Mount të qëndrojë me Chelsean ndërsa spekulimet vazhdojnë për të ardhmen e tij në Stamford Bridge.

Mesfuhsori 24 vjeçar po hyn në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me Blutë dhe ka refuzuar ofertën për një marrëveshje të re afatgjatë me klubin.


Mount besohet të jetë i pakënaqur me kushtet e ofruara dhe dëshiron që paga e tij të përputhet me atë të bashkëlojtarëve të tij në Angli, me mesfushorin aktualisht një nga lojtarët e moshuar më të paguar në skuadrën e Chelseat.

Mason Mount i vendos Manchester Unitedit kushte për të realizuar transferimin
Lexo po ashtu Mason Mount i vendos Manchester Unitedit kushte për të realizuar transferimin

Negociatat janë duke vazhduar midis të gjitha palëve, por duket se ka gjithnjë e më shumë gjasa që Mount të largohet këtë verë.

Manchester United është favorit për të nënshkruar me mesfushorin pasi thuhet se ranë dakord për kushtet personale me të në fillim të kësaj jave.

Pasi u pa me Mount në Çmimin e Madh të Spanjës të F1 të dielën, mbrojtësi i Chelseat – Chilwell tha se shpresonte që shoku i tij i skuadrës të refuzonte një lëvizje diku tjetër dhe të qëndronte me Blutë sezonin e ardhshëm.

Mason Mount duket se i ka dhënë lamtumirën Chelseat
Lexo po ashtu Mason Mount duket se i ka dhënë lamtumirën Chelseat

Kur u pyet për të komentuar mbi spekulimet e transferimeve rreth Mount, mbrojtësi i krahut tha për Sky Sports: “Kjo nuk është puna ime”.

“Por, personalisht, do të më pëlqente që ai të qëndronte. Ai është shoku im më i mirë, kështu që personalisht do të doja që ai të qëndronte”.

“Kjo nuk është puna ime. Unë nuk mund të komentoj në të vërtetë për këtë”, ka shtuar më tej ai.

Football Insider pretendon se United po punon për finalizimin e nënshkrimit të Mount në ditët në vijim.

Raportimi pretendon se ai tashmë e ka informuar Chelsean se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori