LAJMI I FUNDIT:

Bellingham pas shkëlqimit në dy ndeshjet e para me Realin: Jam 10 herë më i mirë se te Dortmund

Bellingham pas shkëlqimit në dy ndeshjet e para me Realin: Jam 10 herë më i mirë se te Dortmund

Jude Bellingham e ka nisur në mënyrë spektakolare aventurën e tij si futbollist i Real Madridit.

Mesfushori anglez u bashkua me Los Blancos këtë afat kalimtar veror nga Borussia Dortmund, teksa ka shkëlqyer në dy ndeshjet e para në La Liga.


20-vjeçari shënoi një gol në ndeshjen e parë ndaj Athletic Bilbao, derisa në të dytën ndaj Almerias realizoi dy të tjerë dhe dhuroi një asistim.

Bellingham shtoi se tashmë është një lojtar dhjetë herë më i mirë nga sa ishte te Borussia Dortmund pasi ka mësuar shumë të reja prej kohës kur u transferua te kryeqytetasit spanjoll.

Jude Bellingham spektakolar në fitoren komode të Real Madridit ndaj Almerias
Lexo po ashtu Jude Bellingham spektakolar në fitoren komode të Real Madridit ndaj Almerias

“Lufta në fushë, përmbysjet, janë të vështira për shumë skuadra. Por, jo për Real Madrid. Pavarësisht se pësuam të parët, vijuam me lojën tonë. Pashë shokët në fushë dhe askush nga ata nuk ishte në panik, në fund morëm rezultatin që donim”.

“Përmbysjet e Realit i kam parë shpeshherë nga televizioni, tani e kuptoj shumë mirë se si vijnë ato. Në fushë ka një qetësi olimpike, unë nuk e mendoj fare humbjen me fanellën e Realit. Këtu besimi është pjesë e ADN-së”.

Real Madridi mposht Manchester Unitedin me dy gola të 'çmendur' nga Bellingham dhe Joselu
Lexo po ashtu Real Madridi mposht Manchester Unitedin me dy gola të 'çmendur' nga Bellingham dhe Joselu

“Jam dhjetë herë më i mirë nga sa isha te Borussia Dortmund. Kam mësuar shumë nga shokët e skuadrës, ka një nivel mjaft të lartë. Unë jam si një “sfungjer” që mundohem të marrë çdo gjë nga shokët e skuadrës”, deklaroi mesfushori anglez.

Los Blancos paguan 103 milionë euro për transferimin e anglezit, para që pritet të arsyetohen shumë shpejtë me atë se çfarë po dhuron Bellingham në fushë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori