“Jam vërtet shumë i emocionuar për sezonin e ri”, ka thënë Bellerin për faqen zyrtare të klubit, transmeton Telegrafi.

“Mënyra se si ne e përfunduam sezonin tregon se ekipi vërtet është bashkuar dhe ne kemi pasur disa paraqitje të shkëlqyeshme, veçanërisht që nga viti i ri”.


“Ekipi ndjen sikur mund të mposhtë çdo ekip në botë me paraqitjet që kemi pasur deri tash, andaj jemi vërtet të emocionuar për fillimin e sezonit, me qasjen e duhur mendore dhe rezultatet e duhura”.

“Shpresojmë t’i japim fund sezonit të ardhshëm duke fituar më shumë trofe”, ka shtuar ai. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app