Modelja e njohur, Bella Hadid dhe krijuesi i hitit “Starboy”, The Weeknd, janë duke kontaktuar sërish mes vete.

Dyshja janë ndarë në gusht të vitit 2019 pas katër viteve në lidhje, ndërsa tani sipas US Weelky janë duke kaluar në kohët e tyre më të mira.

“Bella dhe The Weeknd kanë qenë në kontakt kohëve të fundit”, kishte thënë shoqja e modeles.

Në shkurt të këtij viti, burime të Us Weekly kishin treguar se ishte Bella ajo e cila ishte ndarë nga këngëtari, pasi dëshironte të fokusohej në karrierën e saj.

Ata u takuan në vitin 2015, ndërsanë  vitin 2016 ishin ndarë, ani pse këngëtari performoi në ‘Victoria Secret Fashion Show’, aty ku ishte prezente edhe 23 vjeçarja.

Këngëtari filloi romancën me Selena Gomez në janar të vitit 2017, dhe përfunduan lidhjen në muajin tetor të po atij viti.

Bella Hadid dhe The Weeknd (Foto nga Pascal Le Segretain/Getty Images for Victoria’s Secret/Guliver)

Një gjë e tillë shkaktoi polemika ndaj Bellas dhe Selenas, pasi dyshja kishin qenë mike të mira para se kjo e fundit të shkonte me ish-të dashurin e modeles. /Telegrafi/