LAJMI I FUNDIT:

Belgu nuk e pranon vrasjen e dhëndrit shqiptar, policia në kërkim të dëshmitarëve

Belgu nuk e pranon vrasjen e dhëndrit shqiptar, policia në kërkim të dëshmitarëve

Pas hekurave mund të jetë një i dyshuar, por policia dhe gjykata janë ende në kërkim të informacioneve për të shtënat me armë të ndodhura të dielën e shkuar në Diksmuide të Belgjikës, aty ku mbeti i vrarë 28-vjeçari shqiptar Ilir S.

Ai u ekzekutua më 17 Korrik, rreth orës 20:00-21:00 në Ijzerdijk, në një rrugë pranë së cilës ka edhe shtëpi banimi. 28-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes. Autoritetet gjatën 12 gëzhoja.


Hetuesit po kërkojnë për çdo dëshmitar të mundshëm që mund të ketë parë ngjarjen, apo automjete që mund ta kenë filmuar atë. Në veçanti, autoritetet po përpiqen të gjejnë një furgon me ngjyrë të hapur dhe një makinë që po udhëtonin drejt zonës në atë kohë.

Në burg për vrasjen e shqiptarit ndodhet babai i partneres së tij, 54-vjeçari Stephane V. Por ai mohon që të jetë autor i saj. Kjo është edhe arsyeja përse hetuesit po kërkojnë me ngulm për informacione të tjera dhe dëshmitarë.

Dyshja duket se nuk kishin një marrëdhënie të mirë për shkak të “reputacionit” të dhëndrit të tij dhe personat me të cilët shoqërohej. Mediat belge shkruajnë se Iliri nuk ishte i martuar ligjërisht, por në një marrëdhënie me Melanie. Çifti kishte dy fëmijë, një nga një lidhje e mëparshme e gruas, si dhe një vajzë 5-vjeçare, fryt i marrëdhënies së tyre.

Mbrëmjen e së dielës, autori i dyshuar rezulton se kishte pasur një debat me dhëndrin e tij pikërisht në vendin ku u gjet i vrarë. Por 54-vjeçari para hetuesve pretendoi se Iliri ishte gjallë kur u largua./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori