Bekteshi: Strategjia e re energjetike mbështetet në pesë shtyllat e Strategjisë evropiane
Me Ligjin e ri për energjetikë, shfrytëzimin më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe përmirësimit të efikasitetit energjetik i vendosëm si qëllime kryesore strategjike në sektorin energjetik. Sivjet në mënyrë më intensive është punuar në përgatitjen e legjislacionit sekondar, ndërsa është përgatitur edhe Ligj i ri për efikasitet energjetik, i cili së shpejti presim të hyjë në procedurë për miratim, ndërsa do të ofrojë zgjidhje të reja me qëllim të përmirësimit të klimës së biznesit nga i cili pritet interes më i madh të ketë tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Këtë e deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një prej panel diskutimeve në temë “Përforcimi i tregut energjetikë në tranzicion” në kuadër të Forumit të Biznesit, nga Samiti në Poznan të Polonisë, transmeton KOHA.
Duke pasur parasysh dinamikën e reformave energjetike që janë bërë dhe pozicionin udhëheqës të vendit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në raportin e fundit për zhvillimin e qëndrueshëm të Komunitetit Evropian Energjetikë , ministri Bekteshi u ftua i pari të ndajë përvojat që mund të ishin edhe një udhërrëfyes për rajonin.
“Është e vërtetë që për një kohë të shkurtër kemi bërë shumë në këtë sektor, edhe atë në fushën e efikasitetit energjetik, burimeve të ripërtëritshme të energjisë, mbrojtjes së mjedisit, transparencës dhe kushteve për investime në fushën e energjisë, veçanërisht nëse kemi parasysh faktin se më parë ishim në grupin e vendeve me stagnim të konsiderueshëm në lidhje me reformat e qëndrueshme energjetike. Me Ligjin e ri për energjetikë, rritjen e shfrytëzimit më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik i kemi vendosur si qëllime kryesore strategjike në sektorin energjetikë. Këtë vit në mënyrë intenzive u punua në përgatitjen e legjislacionit dytësor ndërsa kemi përgatitur edhe projektligjin e ri për efikasitet energjetikë, i cili së shpejti presim të hyjë në procedurë për miratim ndërsa do të ofrojë zgjidhje të reja për të përmirësuar klimën e biznesit nga i cili pritet interes më të madh të shfaqin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Deri në fund të këtij viti, duhet të miratojmë edhe Strategjinë e re për zhvillim energjetikë deri në vitin 2040, e cila bazohet në 5 shtyllat e Strategjisë Evropiane për energjetikë (siguri, solidaritet dhe besim, treg energjetik plotësisht i integruar, dekarbonizimi i ekonomisë, hulumtim, inovacione dhe konkurrencë)”, theksoi Bekteshi, përcjellë KOHA.
Ai i njohu pjesëmarrësit me thirrjen e parë publike për të ndarë kontratë e cila jep të drejtën e përdorimit të premisë për energji elektrike të prodhuar nga centralet fotovoltaike të ndërtuara në toka që janë në pronësi të shtetit në këtë rast Republikës së Maqedonisë së Veriut , për të cilën është planifikuar ndërtimi i centraleve fotovoltaike në dy lokacione, në Amzabegovë (Sveti Nikollë) me një kapacitet total të instaluar prej 25MË dhe Makedonski Brod me një kapacitet total të instaluar prej 10MË.
Bekteshi paralajmëroi mundësinë që Ligji I ri për energjetikë ua ofron ndërmarrjeve mikro dhe të vogla si dhe familjet që të mund të instalojnë qendra fotovoltaike mbi çati për prodhimin e energjisë elektrike e cila do të përdorej për konsumim personal ndërsa teprica e energjisë së prodhuar të transferohet në system.
“Risitë në Ligjin e ri për energjetikë, sipas Bekteshit kanë mundësuar hapjen e tregut të energjisë elektrike, që ka efekte pozitive në punësim, duke pasur parasysh faktin se numri i kompanive që kanë licenca për furnizim dhe licenca për tregëti me energji elektrike në vitin 2018 është rritur për më shumë se 10%”, kumtojnë nga Ministria.
“Nën përkujdesjen e Komunitetit energjetikë në Vjenë, ka nisur projekti për bashkimin e një ditë – më përpara të tregjeve të energjisë elektrike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Njëkohësisht, ndër prioritetet në pjesën e ndërtimit të infrastrukturës energjetike të Qeverisë së RMV është ndërtimi i një sistemi nacional të gazit, lidhja me sistemet tjera rajonale të gazsjellësit, si dhe ndërtimi i sistemeve të shpërndarjes së gazit natyror “, theksoi Bekteshi.
Drejtori i Komunitetit energjetikë, Janez Kopaç, iu referua situatës së sektorit të energjetikës në rajon, i cili është në procesin e transformimit global. Zhvillimi i burimeve të rinovueshme , rritja e likuiditetit të tregut të gazit natyror dhe integrimi i tregut të energjetikës në Evropë kërkojnë një ndryshim thelbësor të politikës. Sipas Kopaç, me rritjen e tempos së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor, kërkesa për energji rritet dhe pikërisht këtyre sfidave ,rajoni duhet tu përgjigjet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ministri për zhvillim ekonomik i Republikës së Kosovës, Valdrin Lluka, përfaqësuesi i “Nova Komoditis”, një kompani tregtare serbe për energjetikë, si dhe përfaqësues të sektorit të energjisë nga ekonomitë e rajonit dhe institucionet financiare evropiane, u përpoqën të fiksojnë shtigjet e zhvillimit të tregut energjetik në rajon, duke i dhënë përgjigje çështjeve që lidhen me integrimin e tregut të energjisë elektrike dhe gazit në Ballkanin Perëndimor, financimin e tranzicionit të energjisë dhe reduktimin e varfërisë energjetike, sigurimi i një kornizë të mirëfilltë ligjore dhe transparencë të tregut. /koha.mk/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë