LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Nëse Rusia vendos bllokada, do të gjejmë tregje tjera

Bekteshi: Nëse Rusia vendos bllokada, do të gjejmë tregje tjera

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp tha se nëse Rusia vazhdon me masën e ndalesës për importin e pjeshkave nga Maqedoni, ata do të kërkojnë tregje tjera.

Bekteshi tha se nuk dëshiron të komentojë nëse ky vendim i Rusisë është politik ose jo, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencë për shtyp për programin e konkurrencës, Bekteshi tha se çdo shtet ka të drejtë të sjell vendimet e veta.

“Maqedonia është e drejtuar kah NATO dhe BE, dhe nëse Rusia vendos bllokada do të kërkojmë tregje të reja. Duke pasur se më shumë bashkëpunojmë me BE-në, si dhe me fqinjët tonë, do të gjejmë tregje tjera”, tha Bekteshi.

Përndryshe, para disa ditëve Rusia vendosi që të ndalojë eksportin e pjeshkave nga Maqedonia dhe Rusia./Telegrafi/