LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Mbi 100 produkte ushqimore do të shiten më lirë

Bekteshi: Mbi 100 produkte ushqimore do të shiten më lirë

Mbi 100 produkte ushqimore përfshirë orizin e bardhë, miellin e misrit, bukën, pastat, prodhimet e mishit, bulmeti, vezët, fruta-perimet e freskëta dhe disa prodhime tjera do të pësojnë ulje të çmimit prej minimum 10% nga çmimi që kanë pasur më 1 gusht të këtij viti.

Produktet me çmime të zbritura do të dallohen në raftet e marketeve me etiketën “çmim i garantuar” ndërsa masa pritet të hyjë në fuqi më së voni pasnesër.


“Nga pasnesër me shumë gjasa të gjitha zinxhirët e supermarketeve duhet t’i kenë këto etiketa, sepse ju duhet kohë që t’i porosisin, por nëse sonte shpallet masa në Gazetën Zyrtare d.m.th nëse ka hapësirë nga nesër ata duhet të aplikohen në zinxhirët e supermarketeve. Supermarketet tona për këtë masë përafërsisht e kanë ditur thuajse para 10 ditëve që do të thotë se ka qenë obligim i tyre të jenë të përgatitur për këto ulje”, tha Kreshnik Bekteshi.

Këto masa sipas ministrit do të ndikojnë në ulje të inflacionit të përgjithshëm ndërsa vetëm në pjesën e ushqimit deri në fund të vitit inflacioni nuk do të jetë më i lartë se 5%. Përndryshe, lista e produkteve mund të zgjerohet edhe më tej ndërsa masat do të vlejnë deri më 30 nëntor me mundësi për vazhdimin e tyre në varësi të situatës.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori