LAJMI I FUNDIT:

Bekim Jashari kujton babanë e tij, Hamëz Jasharin: Babë, ti më mësove si sakrifikohet për liri

Bekim Jashari kujton babanë e tij, Hamëz Jasharin: Babë, ti më mësove si sakrifikohet për liri

Djali i Hamëz Jashari, njëherësh dhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka kujtuar datëlindjen e babait të tij.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Jashari ka shkruar se babai i tij u bë mësim për gjeneratat dhe të tjerët të cilët do të pasojnë, për atdhedashurinë.


Jashari ka thënë se, do të jetë përgjithmonë mirënjohës ndaj babai të tij i cili ia ka mundësuar që të vazhdoj gjurmët e tij në rrethana të reja.

Lexoni të plotë postimin e Bekim Jasharit në Facebook:

“Për ditëlindjen tënde, Babë…

Për ty që mi mësove vlerat e larta njerëzore, për ty që më bërë të kuptoj dashurinë për jetën.

Ti dhe vëllai yt, që më vonë do të njihet si Komandat Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkërisht ideologë të saj, u bëtë mësim për gjeneratën Tuaj dhe të tjerat që do t’iu pasojnë, për atdhedashurinë.

Ti më mësove mua dhe të tjerët se sa e vlefshme është liria, si mund të sakrifikohet për liri, sa shumë duhet të angazhohemi për të ndërtuar vendin, për të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Për çdo ditë, mua më shumë më lartësohet personaliteti yt, i papërshkrueshëm për mirësinë dhe thellësinë e mësimeve me shembuj personal.

Do të jem përgjithmonë mirënjohës ndaj Teje, që ma mundësove të vazhdoj gjurmëve tua në rrethana të reja, të ekzistoj dhe të shkruaj për Ty, në atdheun tonë të dashur!

Urime Babë ditëlindja e 69-të!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori