LAJMI I FUNDIT:

Bëhuni pjesë e garës kreative!

Bëhuni pjesë e garës kreative!

Viva Fresh Store për nderë të 15 majit – Ditës së Familjes, është duke organizuar një garë për nxënësit e klasave 1-5 të shkollave të Republikës së Kosovës. Kjo garë ka të bëjë me ngjyrosjen e fletave të ndryshme të vizatimit, të cilat janë përgatitur enkas për këtë ditë festive.

Ky aktiviteti ka për qëllim që të kultivojë dhe promovojë dashurinë ndaj familjes dhe vlerat e saj në përgjithësi.

Të gjithë nxënësit e shkollave të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në këtë aktivitet, duhet që t’i përmbahen këtyre udhëzimeve;

1. Të gjitha fletë-vizatimet për ngjyrosje gjenden në: vivafresh-rks.com

2. Nxënësit kanë mundësi që të përzgjedhin, një ose më shumë fletë-vizatimi;

3. Ju mund t’i ngjyrosi fletët me ngjyra druri ose të lëngshme;

4 .Nxënësi/ja, Prindi ose Mësimdhënësi e fotografon punimin dhe e dërgon me email në adresën (info@vivafresh-rks.com)

5. 15 punimet më të mira do të fitojnë nga një shpërblim nga Viva Fresh Store;

6. Afati për dorëzimin e punimeve është, 25 maj 2023.

Të gjithë fituesit do të shpallen më 1 qershor 2023 – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në faqen zyrtare te Viva Fresh Store në Facebook: Viva Fresh Store

Shpërblimet për fituesit e përzgjedhur vijojn si më poshtë:

1x Trotinet elektrik me bateri

4x Bicikleta 20”

5x Tavolina pune

5x trotineta për fëmijë

Të gjithëve Juve, ju dëshirojmë shumë suksese!

Artikull i sponzorizuar