LAJMI I FUNDIT:

Behgjet Pacolli zbulon se e kishte propozuar Adelina Ismailin për në “Sanremo 2002”, por ajo dhe nëna e saj e kishin refuzuar ftesën

Behgjet Pacolli zbulon se e kishte propozuar Adelina Ismailin për në “Sanremo 2002”, por ajo dhe nëna e saj e kishin refuzuar ftesën
Foto: Adelina Imsiali/YouTube

Politikani i njohur shqiptar, Behgjet Pacolli, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Tete a Tete”, ku ka folur mbi karrierën e tij politike dhe jetën private.

Përballë moderatores së emisionit, e cila është njëherësh këngëtarja e madhe e skenës, Adelina Ismaili, ka treguar një histori të veçantë e cila daton nga viti 2002.


Aso kohe, Pacollit i ishte kërkuar nga festivali më i madh italian, “Sanremo”, që të përzgjidhte një këngëtare të njohur shqiptare për të qenë e ftuar në këtë festival.

Politikani shqiptar tregoi se ai kishte menduar direkt për Adelinën si figurë reprezentuese të asaj kohe, por në negociatat me nënën e saj të ndjerë, Monën, kishte dështuar.

Foto: Adelina Ismaili/YouTube

Ai tha se ajo nuk kishte pranuar aso kohe që Adelina të niset për në Itali dhe të performojë në festivalin e madh, njëherësh më të vjetrin në Evropë.

Ndërkohë me të thënë këtë, Adelina menjëherë iu drejtua shikuesve me një arsyetim, duke thënë se në kohën kur iu bë ky propozim, ishte kohë e pasluftës, ku familja nuk i mirëprisnin si duhet ftesat, ndonëse ishin në të mirë të tyre.

“Ne në vitin 2002 Z.Pacolli, ndoshta edhe unë e kam me borxh një shpjegim publik – ka qenë kohë e pasluftës, ishin vetëm dy vite sa kishte mbaruar lufta. Përveç traumave të luftës kishin filluar edhe ato të pasluftës dhe reagonim [ishin nëna dhe ne tri vajzat] me një egërsi të pashoqe, kur afrohej dikush që na jepte një të mirë, që normalisht duhet me qenë e kundërta që ta pranosh të mirën, e ne tmerroheshim. Ka vazhduar kështu një kohë të gjatë”, ka thënë Adelina Ismaili.

Dhe me këtë refuzim, fati për t’u prezantuar në “Sanremo 2002” i kaloi një shqiptareje tjetër, e cila ishte Elsa Lila, dhe që pati mjaft sukses me prezantimin e saj në këtë festival.

Kur jemi te shqiptarët në “Sanremo”, kujtojmë që sivjet festivali më i vjetër evropian u krenua me dy shqiptare pjesëmarrëse: Alketa Vejsiun si prezantuese dhe Dua Lipën si e ftuar speciale. /Telegrafi/

Alketa Vejsiu në skenën e madhe të “Sanremo 2020” (Foto: Daniele Venturelli/Getty Images/Guliver)

Dua Lipa në “Sanremo 2020” (Foto: Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori