LAJMI I FUNDIT:

Bëhet virale videoja e fansit që bërtiste dhe ia këndonte paraprakisht vargjet e këngës, Dafina Zeqiri e ri-publikon videon satirike

Bëhet virale videoja e fansit që bërtiste dhe ia këndonte paraprakisht vargjet e këngës, Dafina Zeqiri e ri-publikon videon satirike

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është duke vazhduar të mbajë koncerte anë e mbanë trevave shqiptare.

Teksa iu është rikthyer grumbullit të fansave pas dy vitesh mungesë, këngëtarja jo pak herë po rastis edhe në momente interesante me ta gjatë performancave të saj.


I tillë ka qenë rasti i fundit në një nga koncertet e saj në Prishtinë, ku një fans i këngëtares ka realizuar një video, teksa interpretonte këngën e saj “Duro” kur ajo gjendej në skenë.

Fansi i flaktë nga audienca i këndonte paraprakisht vargjet e këngës dhe i zgjaste zanoret, duke marrë kështu vëmendjen e personave të pranishëm në koncert.

Videoja në fjalë është bërë virale në rrjetin social TikTok dhe mesa duket nuk shpëtoi pa i rënë në sy edhe vet Dafinës.

Ka qenë vet këngëtarja Zeqiri ajo e cila me të parë videon, vendosi që të ndajë atë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Unë po të isha në audiencë”.

Kjo video është shpërndarë dhe komentuar me të madhe, duke shkaktuar të qeshura për mënyrën se si fansa ekzaltohej para interpretimit të këngëtares.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina përndryshe këtë verë ka sjell dy projekte muzikore shumë të suksesshme, “Jaba” dhe “Pa ty (remiks)” në bashkëpunim me Cricket dhe Endrit Mumajesin. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori