Momenti kur Giorgio Chiellini tërhoqi Bukayo Sakan nga jaka është bërë një meme virale dhe tani është përjetësuar gjithashtu si një tatuazh në krahun e një tifozi italian.

Ishin minutat e fundit e kohës së rregullt në finale të Euro 2020 në Wembley kur talenti anglez tentoi të kërcënonte portën e Italisë nga mesfusha.

Kapiteni i Italisë, Chiellini e dinte se çfarë mund të ndodhte po ta linte Sakan të kalonte, duke e ndaluar atë me një kapje nga jaka e fanellës.

Peticioni i krijuar nga tifozët kërkon rikthimin e finales së Euro 2020, pas ndërhyrjes anti-sportive të Chiellinit në Buakyo Sakan Peticioni i krijuar nga tifozët kërkon rikthimin e finales së Euro 2020, pas ndërhyrjes anti-sportive të Chiellinit në Buakyo Sakan

Imazhi u kthye në një meme në situata të ndryshme, por ajo tani ka kaluar një hap më tutje.

Dikush ka bërë një tatuazh në krahun e Chiellinit që tërheq Sakan mbrapa kështu që ai nuk mund të arrijë trofeun e Kampionatit Evropian, i cili tashmë është zbukuruar me shirita jeshilë, të bardhë dhe të kuq.

Chiellini konfirmon se e kishte ‘mallkuar’ Sakan para se të dështonte nga penalltia në finale të Euro 2020 Chiellini konfirmon se e kishte ‘mallkuar’ Sakan para se të dështonte nga penalltia në finale të Euro 2020

Italia fitoi turneun në gjuajtjet e penalltive pas barazimit 1-1 në Wembley Stadium, me Gianluigi Donnarumman që bëri pritjen vendimtare të Sakas.

Azzurrët fituan Kampionatin Evropian për herë të dytë pas vitit 1968. /Telegrafi/