LAJMI I FUNDIT:

Bëhen virale në rrjetet sociale lutjet e Roza Latit në anglisht, të bëra në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Bëhen virale në rrjetet sociale lutjet e Roza Latit në anglisht, të bëra në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Prezantuesja e njohur, Roza Lati njëherësh një ndër personazhet më të përfolura në sezonin e tretë të BBV Albania është bërë virale në internet me një moment duke u lutur në anglisht.

Veprimi i saj nuk iu kishte ikur ndjekësve të BBVa, derisa kjo sekuencë ishte shpërndarë në dhjetëra faqe në rrjetet sociale.


Foto: Roza Lati/Instagram

“I dashur Zot. Më pastro shpirtin, më pastro mendjen, më pastro trupin nga çdo gjë e errët. Më jep dritë, që të ndjek ty!”, thoshte prezantuesja në anglisht.

Megjithatë, rituali i saj i lutjes në gjuhën angleze kishte zgjuar vëmendjen e shumë përdoruesve në rrjetet sociale, shumë prej të cilëve iu ishte dukur gjest qesharak nga ana e saj.

Foto: Roza Lati/Instagram

Videoja ka bërë xhiron në rrjetet e shumta sociale sa që ishte shpërndarë me të madhe në Instagram dhe në TikTok.

Photo/Foto: Roza Lati/Instagram

Veprimi i Latit duke u lutur në anglisht ishte bërë madje edhe ‘meme’ në mesin e shumë përdoruesve. /Telegrafi/