Duket se bashkëpunimet e këngëtarëve do të vazhdojnë edhe në këtë sezon.

“Trego” quhet kënga më e re, të cilën e kanë sjellë së bashku Loreta Kaçka, Shpat Kasapi dhe RapSione.


MaxProduction është angazhuar për realizimin e videoklipit të kësaj kënge.

Muzika dhe orkestrimi janë bërë nga Irkenc Hyka, ndërsa Petro Xhori dhe RapSione kanë shkruar tekstin. /Telegrafi/