LAJMI I FUNDIT:

Bedredin Ibraimi: Falja ime nga Ivanovi, e pabazë dhe e pakuptimtë

Bedredin Ibraimi: Falja ime nga Ivanovi, e pabazë dhe e pakuptimtë

Anëtari i KSHZ-së nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Bedredin Ibraimi, ka deklaruar se kryetari Ivanov nuk ka asnjë arsye për të falur atë (Ibraimin), për vepër për të cilën askush nuk është duke e hetuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ibraimi bëri të ditur se LSDM-ja ka ngritur kallëzim penal për vendimin e tij që të anulohet votimi në tre vendëvotime në komunën e Strumicës në zgjedhjet lokale. Më tej, Ibraimi bën të ditur se për këtë rast ka qenë i ftuar në prokurinë publike, ndërkaq para dy muajsh ka dhënë dëshmi edhe në PSP.


Sipas tij, të dy prokuroritë nuk kanë treguar interes për ta ndjekur penalisht, prandaj edhe vendimi i Ivanovit është i pabazë dhe i pakuptimtë./Telegrafi/