Drejtori ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, së fundi kritikoi kampionët e Bundesligas, duke thënë se ata mundohen t’i shkatërrojnë rivalët lokal duke nënshkruar me top-lojtarët e tyre si Mario Gotze dhe Robert Lewandowski.

Megjithatë, Beckenbauer është i bindur se Bayerni është i fokusuar vetëm në përforcimin e skuadrës së vet dhe dobësimi i rivalëve mund të jetë vetëm një efekt anësor.


“Bayerni blen lojtarët të cilët mendon se i duhen për ta forcuar skuadrën. Është thjesht koincidencë nëse aty janë përfshirë dy lojtarë të cilët janë të Dortmundit”.

“Nënshkrimi me një lojtar e forcon skuadrën, derisa dobëson ish-skuadrën e këtij lojtari gjatë procesit. Megjithatë, ky nuk është caku jonë kryesor, por një efekt anësor”, ka thënë Beckenbauer për Sky 90. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app