LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha do të prezantojë të mërkurën nominimet e “Grammy Awards 2020” krah Alicia Keys

Bebe Rexha do të prezantojë të mërkurën nominimet e “Grammy Awards 2020” krah Alicia Keys
Bebe Rexha dhe Alicia Keys (Foto: Getty Images/Guliver)

“Grammy Awards” është ngjarja më e madhe muzikore e vitit.

Nata e ndarjes së çmimeve vjetore për muzikë është po aq emocionuese sa edhe shpallja e nominimeve, e cila do të bëhet të mërkurën.


Ky prestigj sivjet i është besuar artistes së njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Ajo do ta ketë nderin që të bëjë shpalljen e nominimeve për secilën kategori, dhe këtë do ta bëjë krah këngëtares së njohur Alicia Keys.

Alicia Keys (Foto: Joe Buglewicz/Getty Images/Guliver)

Rexha e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, se do të ishte ajo një nga nikoqiret e prezantimit të nominimeve për “Grammy Awards 2020″.

“Bashkë me Alicia Keys nesër do t’i shpallim nominimet e ‘Grammy Awards’”, ka shkruar Bebe Rexha në InstaStory.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Përndryshe mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards 2020” do të mbahet më 26 janar 2020 në Qendrën “Staples” në Los Angeles.

Këtë vit, shqiptaret Bebe Rexha dhe Dua Lipa shkruan historinë duke u nominuar secila me nga dy nominime në këtë mbrëmje, teksa kjo e fundit arriti t’i marrë dy çmime: “Artistja e re më e mirë” dhe “Kënga më e mirë ritmike”. /Telegrafi/

Dua Lipa me dy çmime në “Grammy Awards” (Foto: Amanda Edwards/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori