Bebe Rexha i bashkohet paradës me vetura, festojnë 28 Nëntorin


Bebe Rexha është këngëtarja shqiptare që ditën e sotme (e shtunë) ka zgjedhur një veprim interesant. Artistja ka zgjedhur që t'i bashkohet paradës së makinave, për të festuar kështu ditën e 28 nëntorit.
Në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë video dhe imazhe ku shihet e veshur kuq e zi.
Ajo pati rastin të sjell pamje edhe nga makinat që kishin 'bllokuar' rrugët, ndërsa mbanin flamujt shqiptar.
Derisa ishte e mbështjellë me flamur, Bebe shihej duke bërtitur nga makina luksoze ku qëndronte.

Ndërkohë, përpos saj, pati edhe një pjesë të madhe të makinave të cilat dolën të festonin 108 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/11/2020
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate















































