Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon të jetë zëri i pëlqyer i miliona fansave në mbarë botën.

Numri i njerëzve që e pëlqejnë atë po rritet çdo ditë e më shumë, e kjo lehtë vërehet edhe nga rrjetet sociale.


Vetëm në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, këngëtarja Rexha tashmë numëron mbi tetë milionë ndjekës.

beb 2

Fama e saj ka shënuar rritje të madhe viteve të fundit, teksa suksesin më kulminant e pati këtë vit, me dy nominime në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve, "Grammy Awards".

Për sa i përket muzikës, "Last hurrah" mbetet projekti i fundit muzikor që artistja solli, e që u diskutua shumë për përmbajtjen ekspliciteqë pati.

Muajt në vazhdim, Bebe Rexha pritet të prezantojë për fansat një tjetër këngë të re. /Telegrafi/

GettyImages 1128785346