Beatrix Ramosaj feston 32-vjetorin, ndan mesazh prekës për jetën dhe familjen


Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka festuar sot 32-vjetorin e lindjes, duke e shënuar këtë ditë të veçantë me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit një mesazh mirënjohjeje dhe reflektimi për jetën.
Në urimin e saj, artistja ka theksuar se këtë vit zgjedh paqen, dashurinë dhe momentet e vogla që e bëjnë jetën më të bukur, duke treguar se nuk kërkon gjë tjetër përveç pranisë së njerëzve të saj më të afërt, shëndetit dhe lumturisë familjare.

Ky përvjetor për Beatrix-in ka një domethënie edhe më të veçantë, pasi lidhet me një moment të rëndësishëm familjar.
Dëshira e saj më e madhe e këtij viti është realizuar, pasi nëna e saj, Antigona, ka fituar betejën me një sëmundje të rëndë dhe tashmë gëzon shëndet të plotë, duke e kthyer këtë ditëlindje në një festë të mbushur me emocione dhe mirënjohje.
Në postim nuk kanë munguar as urimet nga familjarët dhe ndjekësit, të cilët e kanë mbushur artisten me mesazhe të shumta urimi dhe mbështetjeje, duke e bërë ditën e saj edhe më të veçantë dhe domethënëse. /Telegrafi/























































