LAJMI I FUNDIT:

Bayerni triumfon pas penaltive kundër Leipzigut (Foto/Video)

Bayerni triumfon pas penaltive kundër Leipzigut (Foto/Video)

Bayern Munich ka shënuar fitore në kuadër të DFB Pokal.

“Rekordmiester” triumfuan si mysafirë në stadiumin “Red Bull Arena” kundër RB Leipzigut, e cila fitore u arrit pas ekzekutimit të penaltive, pasi që koha e rregullt dhe vazhdimeve dy herë nga 15 minuta dhanë rezultatin e barabartë, 1-1.


Pjesa e parë ishte e barabartë për te dyja skuadrat, gjersa vlen të theksohen vetëm gjysmërastet e krijuan nga vendasit.

Jean-Kevin Augustin (‘28) dhe Emil Forsberg (‘36) nuk u treguan të saktë para portierit Ulreich, i cili nuk lejoi të tundet rrjeta e bavarezëve.

Emil Forsberg në dyluftim me lojtarët e Bayern Munichut

Pjesa e dytë ishte më produktive sa i përket golave, pasi që u shënuan dy sosh dhe u tregua një karton i kuq.

Naby Keita la skuadrën e Leipzigut me dhjetë lojtarë në fushë pasi u skuq me karton të kuq, përkatësisht mori kartonin e dytë të verdhë.

Por, kjo nuk i pengoi që vendasit të realizonin golin e parë përmes Emil Forsbergut në të 68 minutë, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Megjithatë, bavarezët pas pesë minuta barazuan rezultatin në saje të mesfushorit spanjoll Thiago Alcantaras.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu, ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta.

Futbollistët bavarezë duke u freskuar pas përfundimit të ndeshjes në kohën e rregullt

Pjesa e parë e vazhdimeve përfundoi e barabartë në saje të portierit të vendasve, Gulasci, i cili ndali në dy raste ndaras Alcantaran (‘100) dhe Robert Lewandowskin (‘105).

Të vetmin rast që vlen të theksohet në 15 minutshin e dytë të vazhdimeve e kishte Timo Werner, i cili shpërdoroi një rast përballë portierit Ulreich dhe kështu, fituesi u bë i ditur pas ekzekutimit të penaltive.

Bayerni triumfoi pas gjuajtjeve nga pika e bardhë në saje të rezultat 5-4, ku penalltinë e fundit e humbi sulmuesi i Leipzigut, Timo Werner. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori