LAJMI I FUNDIT:

‘Bayerni do të jetë kampion’ – Nagelsmann e pranon se rivalët e tyre do ta fitojnë titullin në Bundesliga

‘Bayerni do të jetë kampion’ – Nagelsmann e pranon se rivalët e tyre do ta fitojnë titullin në Bundesliga

Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann ka thënë se rivalët e Bayern Munichut do ta mbrojnë titullin në Bundesliga pas fitores 1-0 ndaj skuadrës së tij të shtunën.

RB Leipzig ishte në vendin e dytë, me mundësinë për të mbyllur hendekun në një pikë ndaj liderëve të Bayernit në rast të një fitoreje.


Megjithatë, goli i Leon Goretzka në pjesën e parë bëri ndryshimin pasi Bayern shkoi shtatë pikë epërsi në krye me shtatë ndeshje në kampionat të mbetura.

Bayern Munich mposht RB Leipzigun, bën hap të madh drejt titullit
Lexo po ashtu Bayern Munich mposht RB Leipzigun, bën hap të madh drejt titullit

Kjo humbje ka bërë që trajneri i RB Leipzig, Nagelsmann të deklaroj se Bavarezët do jenë përsëri kampion në Bundesliga.

“Nuk është një gol që duhet të pranojmë, por gjithsesi kemi luajtur shumë mirë”, ka thënë fillimisht Nagelsmann për Sky Germany pas ndeshjes.

“Ne e shtymë Bayernin thellë në gjysmën e tyre në faza të ndryshme, por jo për herë të parë këtë sezon që nuk shënuam. Duhet të mësojmë nga kjo”.

Notat e lojtarëve, RB Leipzig 0-1 Bayern Munich: Goretzka lojtar i ndeshjes
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, RB Leipzig 0-1 Bayern Munich: Goretzka lojtar i ndeshjes

“Do të ndihmonte nëse do të kishim një golashënues të duhur, por nuk e kemi. Ne ishim skuadra më e mirë, por duhet të bëjmë më shumë nga shanset tona. Tani ne duhet ta lëmë atë të zhytet dhe të vazhdojmë me të”.

“Nëse sezoni shkon siç pritet, Bayern do të jetë kampion. Ne duam të përfundojmë të dytët”, përfundoi trajneri i RB Leipzig. /Telegrafi/